Kryetari z. Bexheti sot takoi Drejtorin Gjeneral të Maarif International Schools në Maqedoni z. Mehmet Baran dhe Asistentin e Drejtorit gjeneral z. Numan Idriz.
Në këtë takim temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe fondacionit, si dhe shprehën mirënjohjet e tyre ndaj komunës së Sarajit për mundësinë që ju është ofruar për të prezentuar programin e tyre arsimorë në shkollat fillore të komunës sonë.
Si një fondacion publik jofitimprurës, Fondacioni Turk “Maarif” ofron arsim formal dhe joformal nga arsimi parashkollor në arsimin e lartë në të gjithë botën.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut fondacioni Maarif ka arritur të hap dy Kampuse edhe atë një në qytetin e Shkupit dhe një në Tetovë, ku zhvillohet procesi edukativo arsimorë në nivel parashkollor, shkollë fillore dhe të mesme.