Kryetari z.Blerim Bexheti mirëpriti në takim njërën nga grupet punuese të Kryqit të Kuq

Kryetari z.Blerim Bexheti mirëpriti në takim njërën nga grupet punuese të Kryqit të Kuq
Kryetari z.Blerim Bexheti kishte kënaqësi sot të mirëpres në takim njërën nga grupet punuese të Kryqit të Kuq e cila përbëhet nga nxënës vullnetarë, banorë të komunës tonë, të udhëhequr nga Amela Krosi.
Në këtë takim ata prezentuan për funksionimin e tyre, se si ata krijojnë mini-projekte për të lokalizuar probleme dhe sfida të caktuara, që më pas të ofrojnë zgjidhje.
Aktiviteti i rradhës nga grupi vullnetar është të vendosin një tabelë informuese në lokacionin ku ndahet rruga për në vendbanimet Rashçe dhe Radushë.
Përshëndesim inicijativën e qëlluar nga vullnetarët e Kryqit të Kuq, ndërsa ne si institucion Komunë brenda kornizave ligjore do të vazhdojmë përkrajen e aktiviteteve të tilla që kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve të caktuara.