Kryetari z. Blerim Bexheti takoi të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu

Kryetari z. Blerim Bexheti takoi të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu

Kryetari z. Blerim Bexheti sot mirëpriti në vizitë të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës z. Prindon Sadriu dhe ministrin këshilltar dhe zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Vlorant Gashi.

Në këtë takim shumë konstruktiv u diskutua në lidhje me mundësitë për bashkëpunim me komuna Kosovare si dhe realizimin e projekteve ndërkufitare që për qëllim kanë përmirësimin e jetës së banorëve në të dy vendet fqinje.
“Ne si komunë jemi të gatshëm dhe do të përpiqemi që në të ardhmen e shkurtër të inicojmë bashkëpunime të reja me komuna të Republikës së Kosovës me çka do të këmbehën përvoja dhe do të ndërtohen marëdhënie të frytshme ndërkomunale”