Lëshohet në përdorim rruga për në Svillare

Saraj, 17 nëntor-Komuna e Sarajit sot në mënyrë solemne ka lëshuar në përdorim rrugën e asfaltuar në fshatin Svillare. Projekti është realizuar në bashkëpunim me qytetin e Shkupit , dhe kap vlerën prej  rreth 8 milion denarë. “Asfaltimi I kësaj rruge e cila arinë gjatësinë prej rreth 1, 5 kilometrave ,  ishte nevojë e domosdoshme duke pasur parasysh dëmtimin e plotë të kësaj rruge në të cilën dekada të tëra nuk është  investuar. Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit për vin e ardhshëm kemi planifikuar ndërtimin edhe të rrugës për në fshatin Krushopek”ka deklaruar Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Në përurimin e kësaj rruge ishte i pranishëm edhe Kryebashkiaku Koce Trajanovski.“Për hirë të festës së Kurban Bajramit kemi nderin në mënyrë solemne ta lëshojmë në përdorim asfaltimin e  rrugës për në fshatin Svillare.Ne si qytet i Shkupit vitin e kaluar në bashkëpunim me Komunën e Sarajit , lëshuam në përdorim rrugën që lidh fshatrat Rashçe dhe Kopanicë , këtë vit rrugën e Svillares , ndërsa vitin e ardhshëm rrugën për në Krushopek , kështu që kemi marë për obligim që për çdo vit të ndërtojmë nga një rrugë të re”ka deklaruar kryebashkiaku Koce Trajanovski.   (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}