Në prezencë të Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të shtunën në mënyrë solemne në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit është lëshuar në përdorim rruga e asfaltuar e cila arin gjatësinë prej 1,5 kilometra. Rruga është investim i Komunës së Sarajit në bashkëpunim me qytetin e Shkupit dhe është e një rëndësie vitale për banorët e këtyre vendbanimeve sepse lidh këtë fshat me kryeqendrën.Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti I kryesuar nga kryetari I komunës, Blerim Bexheti gjatë vizitës së tyre në këtë vendbanim u takuan me shumë qytetarë me të cilat biseduan për hallet dhe problemet me të cilët po ballafaqohen banorët e këtij vendbanimi, ndërsa më pas mysafirët vizituan shkollën fillore “Dituria”ku qindra qytetarë në mënyrë të ngrohtë dhe vëllazërore pritën Liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.Në fjalimin e tij përpara banorëve të këtij vendbanimi Ahmeti, falenderoi banorët e komunës së Sarajit, për të gjithë mbështetjen që ia kanë dhënë Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë gjithë këtyre viteve.“Ndjehem krenarë dhe i privilegjuar që sot gjendem para jush, edhe pse zgjedhjet përfunduan unë erdha këtu për t’ju vizituar ashtu sikurse kisha premtuar. Qëllimi jonë nuk është që afër popullit të jemi vetëm në fushata parazgjedhore por gjithmonë kur atë ta kërkon nevoja. Më vjen mirë dhe ndjehem i lumtur që banorët e Sarajit vitet e fundit dëshmuan një pjekuri të vërtetë politike duke u renditur në krahun e fitimtarëve , Bashkimit Demokratik për integrim”, deklaroi Ahmeti
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}