Liqenit Treska, do ti kthehet shkëlqimi

3 korik 2009- Në këtë, takim kryetarët e bashkësive lokale drejpërsëdrejti kanë biseduar me drejtorët , për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e Komunës së Sarajit. Në këtë takim i cili ka zgjatur më tepër se tre orë , drejtorët e Ndërmarjeve Publike , detajisht kanë elaboruar pikëpamjet, dhe projektet e tyre   për  përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Sarajit. Në debat përveç , Kryetarit të Sarajit Blerim Bexheti,dhe atij të qytetit të Shkupit , Koce Trajanovski, janë kyçur edhe Kryetarët, e Bashkësive Lokale. Banorët e Sarajit padyshim se interesim më të madh, kanë shfaqur për gjendjen jo të mirë të liqenit “Treska”, i cili nga një vend për zbavitje dhe rekreim, është shëndruar në një moçal të egër. Kryetari i Shkupit , Trajanovski, ka premtuar se në bashkëpunim me Kryetarin e Sarajit Blerim Bexheti, do të japin maksimumin e tyre që vitin e ardhshëm kjo qendër të vëndohet në funksion dhe të jetë vend i rekreimit dhe sportit. Ai ka premtur se do të sigurojë mjete, financiare , të cilat sipas anilizave të para arijnë shumën diku  rreth 300 mijë euro. Përfaqësuesit e vendbanimeve , vërejtje më të mëdha kanë paraqitur rreth punës së ndërmarjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, për shkak të sasisë jo të mjaftueshme të ujit  të pijshëm në periudhën e verës. Përfaqësuesit e kësaj ndërmarje , kanë premtuar se së bashku me përfaqësues të Komunës, dhe bashkësive lokale, do të dalin në teren për të evidentuar dhe riparuar mangësitë eventuale. Nga ndërmaja publike për Transport , është kërkuar që të gjitha vendbanimet e Sarajit të kenë transport publik , me çrast është premuar se disa linja të mëparshme siç është linja me numër  32 , për në fshatin Lubin , do të riaktivizohet.

 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}