Nderohen veteranët e arsimit

Saraj, 7 mars-Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Lidhjen e arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit organizoi një akademi soleme në të cilën u debatua për rëndësinë e kësaj date të rëndësishme për arsimin shqip. Promotori i këtij takimi, Kryetari i Komunës z. Blerim Bexheti, në fjalimin e tij përpara dashamirëve të arsimit tha se në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mesuesët tone të parë që na mësuan shkronjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun “Mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen. Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e ne çdo krahinë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqiptarizmit  idealiste, human dhe artist të fushave të ndryshme. Mësuesit shqiptarë ishin mësues ishin edhe artist, prindër, pajtimtarë, shokë edhe miq. 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin” ka thënë Kryetari i Komunës Blerim Bexheti. Në këtë takim përvec veteranëve të arsimit të cilët kanë edukuar dhe arsimuar gjenerata e reja ishte i pranishëm edhe Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta. Komuna e Sarajit për të gjithë veteranët e arsimit që kanë kontribuar në edukumin dhe arsimimin e gjeneratave të reja ndau mirënjohje. 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}