Saraj, 3 korrik-Ministria e Drejtësi përpara qytetarëve të komunës së Sarajit ka bërë prezantimin e Ligjit për ndihmë juridike falas. Me kwtw ligj, ndihmë juridike falas do të marrin të gjithë shfrytëzuesit e asistencës sociale, invalidë, të cilët nuk kanë të ardhura, shfrytëzuesit e pensioneve më të ulëta në vend, të shpërngulurit dhe azilkërkuesit. Kjo ndihmë juridike do të ofrohet nga njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në 34 komunat e vendit.Kryetari i komunes se Sarajit Blerim Bexheti ka ftuar te gjithe qytetaret te shfrytezojne favoret qe ofron ky ligj.Sipas tij me këtë ligj të gjithë qytetarët do të kenë mundësi pamarë parasysh gjendjen e tyre finasnciari ti mbrojnë të drejtat e tyre përpara institucioneve. Kreu i Sarajit u shpreh se institucioni që drejton ai gjithmonë do të jetë i hapur të ti ndihmuar qytetarët në realizimin e të drejtave të tyre. "Mendoj se do të kryen shumë punë për qytetarët dhe do të hiqen shumë problematika që i kanë qytetarët të karaktereve të ndryshme dhe është një lehtësi për ta. U bëj apel edhe qytetarëv të Komunës së Sarajti që t’i shfrytëzojnë këto ndihma juridike falas",tha kreu u Sarajit, Blerim Bexheti. Nga ky ligj perfitojne te gjithe shfrytëzuesit e asistencës sociale, invalidët me pak ose aspak te ardhura , shfrytëzuesit e pensioneve më të ulëta në vend, të shpërngulurit dhe azilkërkuesit. Qëllimi i Ligjit është sigurimi I qasjes së barabartë deri tek institucionet e sisitemit për realizimin e ndihmës më efektive juridike në pajtim me parimin e qasjes së barabartë në drejtësi. “Bëhet fjalë për një ligj të rëndësisë së veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre para gjyqësorit për shkak se e drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi është e drejtë themelore njerëzore e garantuar me konventat për të drejtat e njeriut dhe dokumentet ndërkombëtare. Me këtë ligj asnjë qytetar nuk do të gjendet në situatë që të mos mund ta realizojë të drejtën e tij për shkak të gjendjes së rëndë materiale", ka deklaruar ministri I drejtësisë, Mihajllo Manveski. Zbatimi i këtij ligji do të fillojë më 7 korrik. Kjo ndihmë juridike do të ofrohet nga njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në 34 komunat e vendit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}