Ndriçim publik edhe në fshatrat e komunës së Sarajit

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me qytetin e Shkupit sot kanë promovuar ndriçimin publik nga fshati  Gllumovë deri tek qendra rekreative Matkë. Bëhet fjalë për 64 shtylla ndriçimi në vlerë prej 5 milion denarësh.

 Kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Muratit dhe kryetari i Qytetit të Shkupit,  Koce Trajanovski,  theksuan se ndriçimi i kësaj rruge do të bëjë që qytetarët të ndjehen më të sigurtë gjatë qëndrimit në këtë qendër rekreative.

 “Ky projekt i qytetit të Shkupit mendojë që do të ndikojë shumë në zhvillimin e turizmit. Megjithatë është edhe në favor të sigurisë së qytetarëve sepse një numër bukur i madh i tyre,  jo vetem banorë të  komunës së Sarajit, por edhe nga mbarë qyteti i Shkupit, vizitojnë këtë qender rekreative”, – deklaroi kryetari i komunës së Sarajit,  Bekim Murati.

 Kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati theksoi se një ndër projketet e rëndësishme është ndërtimi i urës së re si dhe ndërtimi i shkollës së mesme.