Në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë 2024-2025, Kryetari i Komunës së Sarajit z.Ilas Veseli bashkë me stafin e tij, në vazhdën e aktiviteteve të vizitave të shkollave fillore, sot vizitoi SH.F.K ,, Drita,,- Rashçe, me ç’rast falënderoi stafin e shkollës dhe mësimdhënësit për kontributin e dhënë dhe kërkoi angazhim maksimal të të gjithëve për rezultate akoma më të mira.
Gjithashtu nga afër inspektoi edhe aktivitetet ndërtimore që janë në vijim e sipër në godinën e shkollës, të cilat në masë të dukshme do të përmirësojnë cilësinë e mbarëvajtjes së procesit edukativo arsimor në këtë shkollë.







