Kryetari i komunës z. Ilas Veseli ishte prezent dhe ndau medalje për vendet e para në turneun tradicional të mundjes – pelivana, i cili organizohet për çdo vit nga klubi Shampion në bashkëpunim me Komunën e Sarajit. Turneu mbahet që nga viti 2018 dhe marin pjesë garues dhe vizitorë nga më shumë vende të Ballkanit.
Komuna e Sarajit do të vazhdojë me përkrahjen institucionale për të gjitha klubet dhe individët që ndihmojnë zhvillimin e sportit në komunën tonë.