Në vazhdën e vizitave nëpër shkollat fillore të cilat operojnë në komunën tonë, sot Kryetari z.Ilas Veseli bashkë me stafin e komunës ishin prezent në SHF Faik Konica Radushë dhe shkollën periferike në Dvorcë ku po zhvillohen punimet për rekonstruimin e tërësishëm të objektit dhe ndërimin e dritareve, iniciativë e finansuar nga “Albiz” në bashkëpunim me banorët e këtij vendbanimi.
Angazhimi yni si institucion komunë është të sigurojmë që çdo nxënës të ketë një mjedis të sigurt, mikpritës dhe edukues në të cilin të mësojë dhe të rritet. Ne po punojmë ngushtë me administratën dhe stafin e shkollës për të siguruar burimet dhe mbështetjen e nevojshme për ta bërë këtë vit të suksesshëm dhe përmbushës për të gjithë.





