Nxënësit e Svillares u kthyen në shkollën e tyre

 Shkup, 5 maj  – Komuna e Sarajit dhe Ministria e Arsimit, kanë përfunduar ndërtimin e shkollës Fillore “Bajram Shabani”, nga fshati Svillare e Poshtme, e cila u dogj nga një fatkeqësi  zjari i cili tërësisht shkatërroi çatinë dhe katin e parë të kësaj shkolle. Pas më tepër se një viti mësim të disperzuar në shkollën e Kondovës,  nxënësit Svillares së Poshtme u kthyen në bankat e tyre shkollore për të vazhduar procesin edukativo- arsimore. Shkolla është rinovuar tërësisht, është pajisur me inventarin e nevojshëm për mbarëvajtjen e proçesit arsimorë, ndërsa në vazhdim është edhe pajisja me banka dhe karike të reja. Komuna e Sarajit, për të gjithë nxënësit e Svillares, gjatë gjithë periudhës së ndërtimit, kishte  siguruar transport deri në shkollën më të afërt në fshatin Kondovë, duke u mundësuar nxënësve që të mos humbin asnjë orë mësim.Në rindërtimin e kësaj shkolle janë shpenzuar gjithsej 9,5 milion denarë nga të cilat gjashtë milion, ka siguruar ministria e arsimit dhe Shkencës dhe 3,5 milion komuna e Sarajit .

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}