Para fillimit të vitit të ri shkollor kryetari i Komunës së Sarajit z.Iljas Veseli po vazhdon me aktivitetet e punës nëpër shkollat fillore komunale. Sot, vizitën e tij e zhvilloi në shkollën fillore “Emin Duraku” në fshatin Bukoviq

Para fillimit të vitit të ri shkollor kryetari i Komunës së Sarajit z.Iljas Veseli po vazhdon me aktivitetet e punës nëpër shkollat fillore komunale.
Sot, vizitën e tij e zhvilloi në shkollën fillore “Emin Duraku” në fshatin Bukoviq. Me ç’rast u mirëprit nga të gjithë mësimdhënësit, punonjësit dhe drejtori i shkollës.
Në fjalimin e tij i pari i Komunës kërkoi angazhimin e të gjithë mësimdhënësve në procesin arsimor si dhe bashkëpunim maksimal mes tyre.
Si rezultat i punëve të cilat u zhvilluan gjatë sezonit të verës nxënësit janë të gatshëm që vitin shkollorë 2024-2025 ta fillojnë pa asnjë pengesë.