Komuna e Sarajit ka ndërrmarë një aksion për pastrimin e të gjitha rrugëve edhe në fshatrat më të thella të kësaj komune me qëllim të lehtësimit të lëvizjes për të gjithë banorët e kësaj zone.
Sot janë pastruar edhe rrugët e vendbanimeve më të largëta, që lidhin fshatrat Paniçar dhe Rahoviq si dhe rruga që lidh fshatin Kopanicë me fshatin e Rashçes.
“Ne si komunë kemi bërë çmos që asnjë qytetar i Komunës së Sarajit, përfshirë edhe dy vendbanimet më malore Rahoviqin dhe Paniçarin të mos jenë të bllokuar, edhe ata qytetarë të kenë qasje të lëvizin nga vendbanimet e tyre kështu që mund të them se asnjë vendbanim i Komunës së Sarajit nuk është i bllokuar. Ekipet janë në terren. Kemi angazhuar edhe kompani, pra ndërmarrje shtesë që të kujdesen me mirmbajtjen e rrugëve me të vetmin qëllim që asnjë banor i Komunës së Sarajit mos mbetet i izoluar”, – thotë Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit.
Banorët e fshatrave Kopanicë dhe Rashçe janë të kënaqur për pastrimin e rrugës që lidh këto dy fshatra.
Procesi mësimor në vendbanimet e komunës së Sarajit është ndërprerë deri të premten, kryetari Murati tha se varësisht nga moti do të vendoset se a do të vazhdojë apo jo ndërprerja e mësimit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}