Për shkak të disa kyçjeve të paligjshme në rrjetin e ndriçimit publik në vendbanimin Gllumovë, Ndërmarja Publike Komunale – Akcios është duke intervenuar për sanimin e defekteve që paraqiten vazhdimisht nga këto kyçje, të cilat ngarkojnë jasht mase të gjithë rrjetin e ndriçimit publik.
