Saraj 7 qershor 2009-Në garat sportive fitues është shpallur Shkolla Fillore “Bajram Shabani-Kondovë me gjithsej 9 medalje, në vendin e dytë është plasuar shkolla fillore "Faik Konica" nga fshati Radushë, ndërsa vendin e tretë e ndajnë shkolla fillore "Ibe Palikuqa" nga fshati Bojanë dhe shkolla fillore "Dituria" nga Saraji me nga pesë medalje. Fitues në futboll është shpallur shkolla fillore “Faik Konica”nga fshati, Radushë, ndërsa në Volejboll për femra shkolla fillore “Dituria nga fshati Rashçe”.Fitues në garat e diturisë është shpallur shkolla fillore "Dituria" nga Saraji. Kryetari i Komunës z. Blerim Bexheti, i cili i ka ndarë shpërblimet për fituesit e Olimpiadës “Sraj 2009”, në fjalimin e tij u shpreh se Komuna që drejton ai gjithmonë do të mbetet e hapur për arsimin dhe sportin. Ai ka premtuar se vitin e ardhshëm, do të bëjë çmos që Komuna e Sarajit të jetë orgaizatore e Olimpiadës e cila do të ketë karakter rajonal, ku nxënësit e më shumë rajoneve do të mund ti matin dituritë e tyre. Olimpiada shkollore “Saraj 2009” u mbaj më 5,6 dhe 7 qershor. Komuna e Sarajit për të gjithë fituesit ka organizuar ekskurzion dyditorë, në qytetin e Strugës. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}