Përkujtohet dëshmori Halil Latifi

Përkujtohet dëshmori Halil Latifi

 

Nën patronazhin e komunës së Sarajit, janë bërë homazhe tek varezat e fshatit Gërçec pēr heroin e kombit Halil Latifin. Në shenjë nderimi për idealin e Halil Latifit, i cili kishte qëllim formimin e Ushtrisë Çlitimatre Kombëtare, u mbajtë një minut heshtje dhe u vendosën kurora me lule.

Kurora me lule në shenjë nderim vendosën, Ministri i Ambientit Jetsorë Sadulla Duraku, kryetari komunës së Çairit Visar Ganiu, Izet Mexhit dhe shokë dhe vendas të idealit të Halil Latifit.

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, me këtë rastë, tha se shënimin e kësaj dite historike për përkujtimin e veprës së Halil Latifit, komuna e Sarajit do ta institucionalizojë, duke e shënaur në progarmë vjetor të komunës së Sarajit.

Kryetari i SHVL-UÇk-së Fazli Veliu, tha se çdoher do të rikujtojmë sakrificën e dëshmorëve të atdheut, njëri nga ata është edhe Halil Latifi, i cili ka bërë shumë sakrificë për çlirimin e atdheut.

Djali i dëshmorit, Abdirahim Latifi, falemendiroi të gjithë që nderuan sot me homazhe vepren dhe sakrificën e babit të tij.

Halil Latifi, është vrarë nga forcat policore maqedonase në aferën e armëve.