Saraj 20 gusht 2010-Në mënyrë solemne Komuna e Sarajit, ka përuruar shtruarjen e dy rrugicave me pllaka të bekatonit , në dy lagje të Sarsajit. Ky investim kap vlerën rreth 900 mijë, denarëve ndërsa janë shtruar gjithsej rreth 1 mijë metra katror pllaka të betonit. Ndërtimi i këtyre rrugicave ëshët pjesë e fushtaës së Komunës së Sarajit e cila në bashkëpunim me banorët e saj investon në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me çrast komuna e Sarajit ka mbuluar rreth 70 për qind të harxhimeve ndërsa qytetarët kanë participuar me 30 për qind. Deri më tani janë shtruar shtatë rrugica dhe atë katër në fshatin Rashçe, dy në Kondovë dhe një në Bukoviç, ndërsa deri në fund të vitit me pllaka të betonit do të shtrohen edhe gjashtë rrugica në Saraj, pesë në Lubin dhe nga një rrugicë në fshatrat Radushë, Semenisht, Bojanë , dhe , Llaskarë. Komuna e Sarajit për këtë project ka ndarë 10 miion denarë. Komuna e Sarajit, në vazhdën e aktiviteteve të saja po vazhdon edhe në përmirësimin e infrastrukturës energjetike në të gjitha vendbanimet e saja, me çrast në katër fshatra në Saraj, Lubin , Gërçec dhe Krushopek nëpër të gjitha rrugicat është instaluar ndriçimi public. Përveç, instalimit të ndriçimit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore Komuna e Sarajit, aktivitete e saja i vazhdon edhe në instalimin e rrjeteve të kanalizimit fekal , me çrast nëpër disa rrugica të Sarajit ka ndërtuar rrjketin e kanalizimit dhe atë në gjatësi prej 1 kilometër.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}