Saraj, 21 shtator-Në prezencë të zëvendëskryeministrit, Abdilaqim Ademi,Ministrit të shëndetësisë , Bujar Osmani dhe Kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, në fshatin Kopanicë, është përuruar Ambulanca e re e cila do t’iu shërbejë qytetarëve për të kryer shërbimet primare shëndetësore. Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani, në përurimin e kësaj ambulance tha se banorët e fshatit Kopanicë, në të ardhmen nuk do të kenë më nevoj të endën nëpër fshatrat përreth për të kryer shërbimet shëndetësore, sepse prej sot ata kanë ambulancën e tyre. Sipas tij, prania e shërbimit primar shëndetësor do të evitoj shumë sëmundje me çrast do të meren dhe masa preventive me kohë . Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka thënë se shëndetësia primare , respektivisht ndërtimi i ambulancave është një ndër , prioritet kryesore edhe në programin e tij zgjedhor. Ndërtimi i ambulancës në Kopanicë është pjesë e projektit të Ministrisë së shëndetësisë për ndërtimin e 17 ambulancave, në zonat rurale dhe malore. Ambulanca në fshatin Kopanicë , përfshinë sipërfaqe prej 120 metrave katrorë. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}