Përmes projektit të realizuar mes Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Komunës së Sarajit, në mënyre solemne u lëshua në përdorim rruga e fshatit Rashçe të Komunës së Sarajit.
Me këtë rastë të pranishëm ishin Zvkryministri për implementimin e marveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, Nënkryetarja e Parlamentit Suzana Sali, Ministri i Drejtesise Blerim Bexheti dhe Ministri i Ekologjise Abdulaqim Ademi.
Kryetari I Komunës Bekim Muratit, tha se rruga e asfaltuar në fshatin Rashçe është në gjatësi prej një kilometër, ndërsa projekti në fjalë kapë vlerën rreth 4 milion denare. Sipas tij, në fazën e dyt do të asfaltohen edhe 300 metra të kesaj rruge brenda muajit të ardhshëm.
Në kuadër të programit vjetor të Komunës së Sarajit, ka filluar edhe asfaltimi i rrugës në fshatin Lubin, me gjatësi prej 2.2 kilometra, ku shuma e pergjithshme sipas Kryetarit Murati kalon vlerën prej 15 milion denar. Këtë projekt Komuna e Sarajit e ka fituar nga Banka Boterore.
“Me këtë rrugë ne si Komun e Sarajit kemi bërë një hapë shum të rëndësishëm meqë u kemi mundesuar qytetarëve që përmes kësaj rruge t’ju lehtësojme komunikacionin si dhe bëhet një lidhje shum e mirë midis vendbanimeve të ish Komunës së Kondoves, respektivisht Kondov, Svillare me vendbanimet Kopanic dhe Bojan. Planifikojm që kjo rrugë të jetë në funksion jo vetëm të banorëve të këtyre vendbanimeve por edhe në funksion të zhvillimit të bizneseve pasi që planet tona janë që në periudhën e ardhëshme kjo pjesë të bëhet zonë industriale ku biznismen të ndryshem, jo vetem nga Komuna e Sarajit por edhe nga pjesët tjera të vijne dhe të investojne”, tha Bekim Murati Kryetar I Komunës së Sarajit. .
Keto projekte të pushtetit lokal i përkrah edhe qeveria. Zëvendës Kryeministri Musa Xhaferi u shpreh se bashkë me pushtetin vendor do të ndajmë grande, mjete dhe do të ndihmojmë që të rregullojmë infrastrukturën dhe të ketë shërbime për qytetarët siç janë shkollat dhe shërbimet shëndetsore.
“Në mbeshtesim pushtetin lokal si dhe do të vazhdojm të mbështesim të gjitha projektet që kanë të bëjn me infrastrukturen , shkollat si dhe furnizimin me uje. BDI qoftë në pushtetin qëndror dhe at local dhe me përkrahjen e qytetarëve do të insistojë ta rregullojë jetën e qytetarëve që gjeneratat e reja të kenë një të ardhme më të mir”, deklaroi Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.