Përurohet rruga Bojanë-Kopanic

Në vendbanimin Bojanë të Komunës së Sarajit sot u bë përurimi I rrugës lokale që lidh fshtarta Bojanë dhe Kopanic. Me këtë rastë të pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri për implementimin e Marveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, I shoqëruar nga Ministri I Drejtësisë Blerim Bexheti, Zëvendësministri I Transportit dhe Lidhjeve Tahir Hani dhe Nënkryetarja e Kuvendit Suzana Saliu. Projekti në fjalë kap vlernë prej 11, 5 milion denarë dhe rruga është në gjatësi reth 3 kilometra. BDI qoftë në pushtetin local dhe atë qëndror punonë në përmisimin e kushteve jetsore për qytetarët që ata të kenë një të ardhme më të mirë, u shpreh  Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.  

 “Ne do të vazhdojmë t’ju përmbahemi premtimeve që kemi dhënë. Bashkë me pushtetin vendor do të ndajmë grande, mjete dhe do të ndihmojmë në projektimin që të rregullojmë infrastrukturën dhe të ketë shërbime për qytetarët siç janë shkollat dhe shërbimet shëndetsore. BDI qoftë në pushtetin qëndror dhe at local dhe me përkrahjen e qytetarëve do të insistojë ta rregullojë jetën e qytetarëve që gjeneratat e reja të kenë një të ardhme më të mirë dhe të jenë në komunikim me dhe sa më afër qendrës locale të Sarajit dhe Shkupin”, deklaroi Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi

Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati, shprehet se me realizimin e këtij projekti është realizuar një ëndër e kah motshme e banorëve, duke shtuar se kjo rrugë për disa kilometra shkurton rrugën mes Bojanës dhe Kopanicës.  

“Kjo rrugë që është projekt I Komunës së Sarajit, por është finacuar nga Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim, kap vlerën prej 11, 5 milion denarë dhe është rruga është në gjatësi reth 3 kilometra. Me kët projekt që ne sot përurojmë, realizojmë një premtim që kemi dhënë në fushatë elektorale. Ky projekt është I një rëndësie të vaçant për banorët e Kopanicës dhe Bojanës si dhe banorët e vendbanimev Rashçe, Sfillare dhe Kondovë, pasi që për disa kilometra shkurtonë rrugën që lidh, mes veti këto vendbanime.  Me kët projekt ne, realizojmë një ëndër të kahmotshme të banorëve”, dekalroi Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.

Nga, Komuna e Sarajit bëjnë të ditur se në fazën përfundimtare është edhe rruga alternative në vendbanimin Rashçe, si dhe shtruarja me pllaka te bekatonit të disa rrugicave.

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}