Përurohet rruga në Rashçe

 Komuna e Sarajit në kontinuitet vazhdon me investimet që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe përmisimin e kushteve për jetes në  vendbanimet e saja. Në vazhdën e punimeve që po realizohen në teren, në vendbanimin Rashçeu  lëshua në përdorim rrugica e shtruar me pllaka bekatoni në sipërfaqe prej 2600 metra katror. Investim I tërësishëm I Komunës së Sarajit dhe kapë vlerën reth 2 milion denar.  Kryetari i Komunës Bekim Murati, shprehet se investime të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen nëpër vendabnime të ndryshme, mvarësishtë nga nevoja e vendbanimet. Ai shton se me këtë rastë  Komuna e Sarajit po përmbushë edhe një obligim të programit, program I cili ngadhnjeu në zgjedhje. 

 “Synimi jonë kryesor është që gjatë kësaj periudhë që nga zgjedhjet e vitit 2011, atë që e  kemi premtuar se do të zhvillojmë infrastrukturën loakle dhe po e realizojmë në përpikmëri.  Në vendbanimin Rashçe kemi realizuar investime të shumta dhe kjo është rruga e tretë lokale në këtë vendbanim që po e shtrojmë me pllaka të bekatonit. Madje asfaltuam edhe rrugën alternative për qarkullim më të lirë të banorëve dhe më herët bëmë asfaltimin e rrugës që lidh Rashçen me Kopanicën.  Ne do të vazhdojmë edhe me projekte tjera, që janë obligime tona si Komunë si në infrastrukturë, arsim, sportë edhe më tej jo vetëm në Rashçe porn ë të gjitha vendbanimet e Komunës së Sarajit”, tha Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

 Banorët shprehen tejet të kënaqur nga realizimi i këtij investimi, me shpresë se kjo nismë do të vazhdoje edhe në të ardhmen.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}