Saraj, 3 prill – Në mënyrë solemne në fshatin Bukoviç të Komunës së Sarajit, është përuruar sheshit, i cili është shtruar me pllaka të betonit dhe është bërë vendosja e bankinave. Në ceremoninë përveç një numri të madh të banorëve të këtyre vendbanimeve mori pjesë edhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. “Ky investim i komunës së Sarajit kap vlerën prej 50 mijë eurove dhe është një nevojë e kamotshme e qytetarëve të fshatit Bukoviç. Ndërtimi I këtij sheshi është edhe pjesë e programit tim parazgjedhorë, ndërsa janë shtruar gjithsej 1500, metra katrorë pllaka të betonit”, ka deklaruar kryetari I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Ai gjithashtu informoi që komuna që drejton ai është duke përfunduar edhe projektin për shtruarjen e edhe të disa rrugëve në fshatin Llaskarcë.Kryetari Bexheti, I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij vizituan edhe shkollën e Bukoviçit në të cilën janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e shkollës pas djegies së saj vitin e kaluar. Numri një i komunës së Sarajit, u premtoi banorëve të këtij vendbanimi se shkolla do të jetë gati për disa muaj me ç’ras edhe nxënësit e këtyre vendbanimeve do të kenë mundësi të ulen në bankat e tyre shkollore.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}