Peticion kundër raportit të Dik Martit

Banorët e Komunës së  Sarajit iu janë bashkangjitur inicitivës së Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë çirimitare në Kosovës dhe asj çlirimtare Kombëtare për grumbullimin e nënshkrimeve kundër raportit  të europarlamentarit zviceran Dik Marti, i cili akuzon ish udhëheqësin e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, për trafikim me organe njerëzore. Qindra qytetarë të komunës së Sarajit, me nënshkrimet e tyre i kanë dhënë mbështetje të parezerve kësaj nisme duke i treguar Martit se shqiptarët nuk do të lejojnë që askush të njëllosë personalitetet më të lavdishme të historisë më të re të  shqiptarëve.  Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, i cili i pari vendosi firmën e tij në mbrojtje të personaliteteve të shquara shqiptare përpara banorëve të Sarajit tha se shqiptarët në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që viktima të bëhen agresorë ndërsa agresorin viktimë dhe se grumbullimi i këtyre nënshkrimeve do ti demantojmë pohimet e Dick Martyt, i cili mundohet të mohojë dhe kompromitojë një histori në e lavdishme e dy ushtrive Çlirimtare të shqiptarëve. Nisma për grumbullimin e nënshkrimeve filloi të mërkurën dhe do të zgjas deri të premten , ndërsa më pas të njejtat do ti dorëzohen Këshillit të Evropës.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}