U hap solemnishtë poliklinika moderne ”Merkur” në komunën e Sarajit. Me këtë gratë e Dervenit vetëm me “kartona të kaltërt”, do të kenë në pragë të shtëpisë mjeken gjenekologe, Dr.Suzana Ognenovska si dhe laboratorin biokomike.Gjashtë ditë në javë mund t’i bëjnë analizat e gjakut të gjithë qytetarët në çdo kohë.
Poliklinika “Merkur” fillimisht ka kapacitet që brenda një muaji të bëjë mbi 300 kontrollime gjinekologjike, ndërsa mbi 1000 mijë analiza biokimike të gjakut. Hapjen solemne të kësaj poliklinike e bëri kryetari i Komunës, Bekim Murati, Ai i jep mbështetje maksimale kësaj poliklinike dhe dëshiron që sa më shpejt të ndërtohet edhe një spital publik në këtë komunë.
“Shpresojë që vitin e ardhshëm kjo poliklinikë në të ardhmen ta zgjëroj veprimtarinë e e saj, të shëndrohet në një Spital por pse jo edhe në një spital universitar. Të gjitha shërbimet komunale në komunën e Sarajit janë të gatshme që të jenë në shërbim te investitoreve qofshin ato investitorë të sferës së mjeksisë apo të ndonjë sfere tjetër” tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.
Ndryshe, Poliklinika Merkur me pronësi private dhe aparturë moderne ka nënshkruar kontratë me Fondin e Shëndetësisë dhe kap një sipërfaqe prej 150 metra katrorë.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}