Presidenti çek, viziton kanjonin e Matkës

Saraj, 22 qershor- Kryetari i Çekisë Vacllav Kllaus, gjatë vizitës së tij në Maqedoni të martën ka vizituar kanjonin “Matka “në komunën e Sarajit, me çrast është pritur nga Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Delegacioni çek i kryesuar nga presidenti Kllaus ,  në përbërje të së cilit ishin ministra biznismenë dhe personalitete tjera nga jeta publike dhe shoqërore kanë vizituar Hidrocentralin “Matka”, i cili është investim çek ndërsa janë njoftuar edhe me bukuritë natyrore të kanjonit Matka dhe të komunë së Sarajit. Në këtë takim, kryetari Bexheti , presidentin çek e ka informuar me  mundësitë që i ofron Komuna e Sarajit për investitorët e jashtëm.Numri një i kësaj komune Blerim Bexheti, ka deklaruar se komuna që drejton ai me resurset si natyrore ashtu edhe infrastrukturore  është një mundësi e shkëlqyer për investime.“ Pesidenti çek nga afër ka parë investimet kompanive Ceke. Një investim I tillë është edhe në Hidrocentralin e “Matkës”. Ata u interesuan edhe për investime të reja në të ardhmen në Maqedoni dhe në teritorin e Komunës së Sarait”, deklaroi kryetari i Komunës së Sarait, Blerim Bexheti.   

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}