Promovohet libri, “Normalistët e Dervenit të Shkupit dhe rrethinës”

Saraj 6 shkurt-Në hapësirat e Komunës së Sarajit të shtunën u promuvua libri me titull “Normalistët e Dervenit të Shkupit dhe rrethinës”, nga autori Baki Bakiu.Libri “Normalistët e Dervenit të Shkupit dhe rrethinës” është një monografi që ka për qëllim për tu mos u lënë në haresë shkolla e parë normale  për mësues në gjuhën shqipe si dhe 69 mësuesit e diplomuar të cilët dolën gjatë periudhës 22 vjeçare të funksionimit të saj. Arsimimi  është shtyllë thelbësore për përparimin e vendit tha Kryetari i Komunës së Sarajit njëherësh promotor dhe nikoqir i promovimi.”Pedagogu Bakiu në këtë botim ka dhënë pasqyrë të qartë të plejadës së parë të arsimit të cilët kanë dhënë kontribut të çmueshëm në edukimin e arsimimin e gjeneratave të reja”, ka thënë kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.Në promovimin e librit ishin të pranishëm mysafir të shumtë më mesin e të cilëve edhe veteranët e arsimit shqip në Maqedoni si Syreja Imami, Rexhep Fetahu si dhe shumë mysafir dhe dashamirë të librit. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}