Salla e këshillit komunal pajiset, me mikrofona dhe pajisje për përkthim

Në sallën e Këshillit të Komunës së Sarajit janë vendosur dy kabina për përkthim dhe , 20 mikrofona. Me vendosjen e pajisjeve për përkthim Këshilli i Komunës së Sarajit do të bëhet me efikas, do të shpejtohet puna e këshillit, ndërsa këshilltarëve do tu mundësohet që të jenë më të qartë gjatë fjalimeve të tyre me çka do fitohet efikasitet edhe më i lartë në punën e këshillit komunal.   Projekti për vendosjen e paisjeve për përkthim simultan e realizoi Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë,(BNJVL). Ky projekt përfshin 29 komuna dhe BNJVL-n, kurse vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin shumën afër 30 milion denar.

  (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}