Saraj, përurohet rrugica afër Xhamisë së Vjetër

Në Komunën e Sarajit u përurua sot rrugica në afërsi të Xhamisë së Vjetër e cila është shtruar me pllaka bekatoni. Sipas kryetarit të Komunës, Bekim Murati, ky projekti është pjesë e planit vjetor dhe një prej premtimeve elektorale.  “Bëhet fjalë për investim prej 4 mijë metra katrore pllaka bekatoni , investim në vlerë prej 2 milion denarë, investim i realizuar tërësisht nga Komuna e Sarajit. Besoj se i kemi përmbushur obligimet të cilat I kemi dhënë në fushatën zgjedhore. Zhvillimi infrastrukturor ka qenë një nga prioritetet tona. Në çdo vendbanim të Komunës së Sarajit kemi realizuar nga një projekt në infrastrukturë. Ne vazhdojmë ta lehtësojmë  jetën e qytetarëve dhe këtë temp do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Murati.

Deputetja e zonës Suzana Saliu tha se Saraji po ndryshon dita-ditës dhe po i ngjanë realisht një qyteze.

Ajo ka shtuar se Saraji përditë po dëshmon se po i mban premtimet dhe jeta e qytetarëve të Sarajit po shkon përpara. 

Nga Komuna e Sarajit informojnë se vazhdojnë me aktivitetet në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore si dhe përmirësimin e rrjetit të kanalizimit nëpër vendbanimet.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}