Saraji legalizon objektet e xhamive

Saraji legalizon objektet e xhamive

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), H. Sulejman ef. Rexhepi, ka realizuar një vizitë në Komunën e Sarajit, në kuadër të takimeve që realizon kreu i këtij institucioni me kryetarët e Komunave shqiptare. Ai ka takuar me këtë rast edhe kryetarin e kësaj komune, Bekim Murati, duke e uruar për rizgjedhjen në këtë detyrë.

Murati ka informuar kryetarin e BFI-së, për vendimin e fundit të Këshillit Komunal të Sarajit, për legalizimin e objekteve fetare, gjegjësisht të xhamive, me shpenzime të Komunës për gjithë procedurën.

“Si kryetar komune ndjeva obligim fetar dhe kombëtar për një vendim të tillë. Që më parë e obligova administratën komunale që të përgatis dokumentacionin e duhur, e pastaj i propozuam edhe Këshillit Komunal që ta miratojë, çështje kjo që u pranua menjëherë. Tani të gjitha objektet fetare, gjegjësisht xhamitë në Komunën e Sarajit, lirohen nga pagimi i taksave për procesin e legalizimit. Këtë obligim tani do ta ketë komuna e Sarajit dhe për këtë çështje nga buxheti i saj ka ndarë edhe mjete financiare”, ka deklaruar Murati.

Ef.  Rexhepi ka falënderuar për këtë vendim Komunën e Sarajit, duke vlerësuar si ide të mirë dhe fisnike. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Sarajit dhe BFI-së.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}