Saraj 5 qershor, 2010-Të shtunën në Liqenin Treska, komuna e Sarajit, në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve ka realizuar me sukses garat e pesëmbëdhjeta rajonale të pensionisionistëve në të cilat kanë marë pjesë më tepër se treqind e pesëdhjetë pensionistë nga më shumë Komuna të Maqedonisë. Në këto gara, pensionistët kanë garuar në disciplinat sportive siç janë vrapimi, kërcimi, hedhja e gjylës si dhe gara në shah tërheqja e litarit si dhe disciplina tjera. Në hapjen solemne, Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti , përpara pensionistëve tha se komuna e Sarajit me bukuritë e saja natyrore është një vend i cili garanton sukses zbavitje dhe argëtim për të gjithë qytetarët. Ai përpara pensionistëve shprehu gadishmërinë e tij për të ndihmuar pensionistët në çdo aspekt pasiqë sipas tij pensionistët me aktivitet e tyre duhet të jenë stimul për të rinjët. Komuna e Sarajit dhe shoqata e pensionistëve fituesve në të gjitha garat iu ndau mirënjohje.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}