Sekretari i Komunës së Sarajit z.Imer Dervishi, ishte prezent në Festivalin Folklorik Burimor “DUFLLA 2023”

Sekretari i Komunës së Sarajit z.Imer Dervishi, ishte prezent në Festivalin Folklorik Burimor “DUFLLA 2023”
Duflla, shënoi edicionin e tetë me radhë të këtij festivali garues me vlerë ndërkombëtare, ku prezent ishin edhe shoqëri të shumta kulturoro-artistike nga vendet e trojeve tona.
Në fjalimin e tij, sekretari i Komunës z.Imer Dervishi, si nikoqir i këtij festivali dhe në emër të kryetarit të Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, të gjithë mysafirëve i urojë mirëseardhje duke i falenderuar për bashkëpunimin, ruajtjen dhe ngritjen e vlerave tona kombëtare.
Komuna e Sarajit, do të përkrah gjithmonë festivale të tilla, ku promovohen vlerat tona kombëtare dhe na mundësohet njohja edhe me ato të vendeve të tjera.
Në fund u ndanë edhe mirënjohje për Grupet pjesmarëse në këtë festival.