Në mungesë të kryetarit sot sekretari i komunës së Sarajit z. Sefi Shabani bashkë me kryetarin e komunës së Çairit z. Visar Ganiu ishin prezent në shpalosjen e pllakës përkujtimore të veprimtarit të shquar kombëtar Daim Kopanica (1915-1959).
Ish drejtori i arkivit shtetëror të RMV-së z. Qerim Lita prezentoi në pika të shkurta jetën e Daim Hisë Kopanicës i cili bashkë me familjen brez pas brezi dhanë kontribut të jashtzakonshëm për kauzen kombëtare.
Komuna e Sarajit do të përkrah gjithmonë aktivitete të tilla ku përkujtohen veprimtarë të kombit të cilët me veprat e tyre na bëjnë të
ndjehemi krenarë.