Sekretari i Komunës së Sarajit z. Sefi Shabani sot priti në takim Futbollistin profesionist Admir Latifi nga vendbanimi Sfillare e Poshtme, talent i cili buron nga shkolla e futbollit Saraj.

Admiri momentalisht është golashënuesi më i mir në ligën e të rinjve dhe një ndër lojtarët më të mirë në shtetin tonë. Po ashtu Admiri ështët edhe një ndër lojtarët kryesorë në reprezentacionin e Maqedonisë u16. Në disa turne ka mar cmimin lojtari më i mirë i turneut si në turneun në Berlin, ku kishte ekipe kundërshtarë si Hertha e Berlinit, Union i Berlinit,etj.
Çmimin si lojtarë më i mirë i turneut e mori edhe në Kikinda kup në Beograd ku dhe u shpallën kampion kundër ekipeve si Crvena zvezda, Vojvodina nga Sërbia, Ferencvaros i Hungarisë dhe NK Brinje nga Slovenia.
Komuna e Sarajit si gjithmonë do të vazhdoj më mbështetjetjen e sportistëve dhe talentëve të rinj që vazhdimisht na bëjnë të ndjehemi krenarë me performansat e tyre nëpër botë.





