Në komunën e Sarajit të shtunën më 22 maj me sukses ka përfunduar manifestimi tradicional “Olimpiada shkollore –Saraj 2010”, në të cilën fitues është shpallur shkolla fillore Dituria nga Saraji, e cila ka fituar gjithsej 10 medalje dhe atë 6 të arta një të argjent dhe tre bronzë, në vendin e dytë është plasuar sh.f Bajram Shabani nga Kondova me gjithsej 11 medalje , tre të arta , gjashtë të argjenta dhe dy bronza ndërsa në atë të tretin sh.f Drita nga fshati Rashçe, me gjithsej shtatë medalje katër të arta , dy të argjenta dhe një të bronzë. Fitues në garat e futbollit është shpallur sh.f Dituria nga Gërçeci, ndërsa në vendin e dytë u plasua sh.f. Sami Frashëri nga Gllumova, në vendun e tretë u plasuan nxënësit e sh.f Drita nga Rashçja. Në garat e volejbollit fitues është shpallur sh.f Drita nga Rashçja, në vendin e dytë Bajram Shabani nga Kondova ndërsa në atë të tretin sh.f Dituria nga Saraji. Përveç garave sportive në Olipmiadën shkollore “Saraj 2010”janë mbajtur edhe garat e diturisë, në të cilat kanë marë pjesë të gjitha shkollat fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit. Për herë të parë në këtë manifestim kanë marë pjesë edhe nxënës nga shkollat fillore të Komunës së Zhelinës, ndërsa u luajt edhe një ndeshje miqësore futbolli mes nxënësve të shkollave të komunës së Sarajit dhe atyre të Zhelinës. Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve në fjalimin e tij përpara nxënësve tha se qëllimi i komunës që drejton ai është që vitet e ardhshme komuna e Sarajit të jetë nikoqire e kësaj olimpiade në të cilën do të marin pjesë shumë shkolla nga më tepër komuna dhe e njejta të mer karakter rajonal. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Zhelinës z.Fatmir Uzeiri. Komuna e Sarajit ashtu sikurse edhe vitin e kaluar për të gjithë fituesit e Olimpiadës shkollore “Saraj 2010”, ka siguruar një ekskurzion dyditorë në qytetin e Strugës. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}