Shpaloset shtatorja e Adem Jasharit në Radushë

  fshatin Radushë u shpalos shtatorja e heroit legjendar Adem Jashari e vendosur mbi tankun e mposhtur të ARM-së gjatë konliktit të vitit 2001.  Të pranishëm gjatë këtij manifestimi ishin edhe familjar të heroit Jashari, por edhe funksionarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet BDI-së të kryesuar nga Ali Ahmeti. 

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti tha se Adem Jashari nuk u takon vetëm shqiptarëve por duhet të jetë nderë i gjithë kombeve të Ballkanit që të ngrisin përmendore për Adem Jasharin, sepse as Evropa e as bota nuk kanë ndonjë rast të tillë që i tëri të shkrihet dhe të prek ndërgjegjen e të gjithëve. “ U dashtë 100 vjet rrugëtim që hija e tij të zbres në këto shkrepa. Legjendat, Zanat nga shkrepat zbresin dhe vendosen në lugina për ët kuvenduar për punë të mëtutjeshme që ne të gjithëve na presin. Ky është amaneti  dhe Adem Jashari legjendë e gjallë me porosi vendoset mu në këtë luginë”, deklaroi  Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Komuna e  Sarajit ka qenë dhe do të mbetet e  hapur për mbështetjen e projekteve të cilat zhvillojnë kulturën kombtare, tha para të pranishmëve Kryetari I komunës Bekim Murati. Sheshet cdo kundë grumbullojne njerz, por  ky sheshë këtu mu në fshatin-Radushë, sheshi I Adem Jasharit, do të grumbullojë shumë njerëz, por do të rikujtojë dy moment historike për ne shqiptarët: sakrificën e familjes Jashari nga Drenica legjendare, për çlirimin e Kosoves dhe kalanë e pamposhtur të të UCK në vitin 2001 në Radushë”, theksoi Kryetari I Komunës Bekim Murati.

Të pranishëmve iu  drejtua edhe nipi i Adem Jasharit, Murat Jashari, i cili sot kishte ditëlindjen e tij dhe u shpreh se dhurata më shtrenjtë për të është shpalosja e shtatores së Adem Jasharit.
“Adem Jashari nuk ishte vetëm një luftëtarë dhe një vizionarë i luftës ai ishte dhe një familjarë i mirë, ishte ai i cili dilte të jepte dashuri edhe fëmijëve të tij por edhe të tjerëve. Unë njëri prej pjesëtarëve të asaj familje që pata fatin të rritem me te dhe ta kem prind edukativ për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë dhuratë më të mirë se sa zbulimi i shtatores së tij sot në Radushën heroike”, u shpreh Murat Jashari, familjar i Adem Jasharit.
Shpalosja e shtatores së heroit kombëtarë Adem Jashari në Radushë, vjen në kuadër të manifestimeve me rastin e shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë