Me këtë rast, nxënësve të cilët u ranguan në tre vendet e para u shpërblen me Diploma dhe nga një dhuratë simbolike për suksesin e aritur.
-Sipas arritjes së rezultateve, u bë edhe renditja përfundimtare, ku u përdor Rregullorja e garave të diturisë, ku tre vendet e para të fituara kanë vlerën e koeficientit të tyre.
Në bazë të kësaj renditje shkolla fillore komunale “Përparimi” nga vendbanimi Krushopek u rangua në vendin e tretë, shkolla fillore komunale “Bedri Tairi” nga vendbanimi Sfillare e Poshtme u rangua në vendin e dytë, ndërsa shkolla fillore komunale “Bajram Shabani” – Kondovë u rangua në vendin e parë dhe u shpall fituese e “Garave të Diturisë Saraj 2024”.