Sot me datë 28.05.2024, filloi “Olimpiada Shkollore Saraj 2024” në komunën e Sarajit, në kuadër të së cilës u zhvilluan garat eliminuese në Volejboll.
Në këto gara morën pjesë të gjitha shkollat fillore komunale, me ekipet e vajzave.
Vlen të thuhet se të gjitha ekipet treguan sukses, por pas 7 lojërave që u zhvilluan ndërmjet ekipeve të nëntë shkollave fillore komunale, në bazë të rezultateve të shënuara, vendi i tretë i takoi ekipit të vajzave të Shfk “Dituria” nga vendbanimi Saraj, ndërsa për në finale u plasuan ekipet e Shfk “Emin Duraku” nga vendbanimi Bukoviq dhe Shfk “Bedri Tairi” nga vendbanimi Sfillare e Poshtme, të cilat pritet të takohen me 08 Qershor 2024, në Qendrën Rekreative Sportive në Saraj.
Dy ekipeve finaliste ju urojmë suksese ne finale.









