Sot në mbledhjen e 23-të të këshillit komunal u miratua vendimi për themelimin e Shkollës Fillore Komunale në v.b Kopanicë

Sot në mbledhjen e 23-të të këshillit komunal u miratua vendimi për themelimin e Shkollës Fillore Komunale në v.b Kopanicë
Sot në mbledhjen e 23-të të këshillit komunal u miratua vendimi për themelimin e Shkollës Fillore Komunale në v.b Kopanicë, përkatësisht ndarja e shkollës periferike në fshatin Kopanicë nga Sh.F.K ,,Drita “ – Rashçe, e cila do të bartë emrin Sh.F.K “ 7 Marsi“.
Numri i nxënësve të cilët do të regjistrohen në Sh.F. “7 Marsi” do të arijë 277, të shpërndarë në 18 paralele dhe do të fillojë me punë në vitin e ardhshëm shkollor 2024/2025, pas pranimit nga Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aktvendimi për verifikim nga Ministria e arsimit dhe shkencës.
Urime stafit të shkollës, nxënësve dhe të gjithë banorëve të Kopanicës!