Sot kryetari i Këshillit Komunal Saraj Muhamed Ramadani në objektin e Komunës i mirëpriti organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar Folklorit Burimor SHKA “DUFLLA” Rashçe në krye me kryetarin Ylber Idrizi dhe disa Shoqata Kulturore Artistike pjesëmarrëse nga:
Maqedonia e Veriut,
Kosova
Bullgaria
Shqipëria
Greqia
Mali i Zi
Bosna e Herzegovina
Kroacia
Turqia
Rumania
Në këtë takim kryetari i Keshillit Komunal u shpreh se do përkrah festivale të tilla ku për qëllim kanë promovimin e vlerave artistike, dhe mbështjen që do jep këshilli komunal të organizimit të këtyre eventeve.
Kryetari Ylber Idrizi shprehu falemenderim për mbështetjen që jep Komuna për këtë festival dhe në fund u shkëmbyen disa dhurata mes Shoqatave Kulturore dhe kryetarit të Këshillit Komunal.