Hapet linjë e rregullt e transportit publik në relacionin Radushë – Saraj dhe anasjelltas

Hapet linjë e rregullt e transportit publik në relacionin Radushë – Saraj dhe anasjelltas
🚌 Hapet linjë e rregullt e transportit publik në relacionin Radushë – Saraj dhe anasjelltas.
Me kërkesë të Bashkësisë Lokale të vendbanimit Radushë dhe Komunës së Sarajit deri tek qyteti i Shkupit, hapet linjë e rregult e autobusëve me nr.111 nga NTP Shkup që do të kryen transportin e udhëtarëve të cilët qarkullojnë çdo ditë në këtë rrugë dhe me këtë do të zgjidhet problemi i kahmotshëm i transportit publik në Radushë.
Kryetari z.Blerim Bexheti bashkë me kryetarin e Këshillit Komunal z.Muhamed Ramadani realizuan takim me drejtorit e NTP z.Aleksandar Stojkovski gjithashtu bashkë me drejtorin ranë dakord që të formohen edhe dy grupe pune që do të harmonizojnë qëndrimet dhe orarin e qarkullimit të autobusëve.