THIRRJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Buxhetit të Komunës së Sarajit për vitin 2023 të dedikuara për financim të aktiviteteve projektuese të Shoqatave dhe fondacioneve në Komunën e Sarajit

THIRRJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Buxhetit të Komunës së Sarajit për vitin 2023 të dedikuara për financim të aktiviteteve projektuese të Shoqatave dhe fondacioneve në Komunën e Sarajit

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Buxhetit të Komunës së Sarajit për vitin 2023 të dedikuara për financim të aktiviteteve projektuese të Shoqatave dhe fondacioneve në Komunën e Sarajit

Shpërndarja e mjeteve nga Buxhetit i Komunës së Sarajit për vitin 2022, në pajtim me Programin  për financim të  aktiviteteve projektuese të OJQ, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna të kësaj thirrje.

1.Llojet dhe projektet të cilat do të mbështeten, si dhe mjetet e parapara financiare

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Sarajit do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve projektuese të shoqatave dhe fondacioneve. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte krijuese dhe inovative me programe dhe përmbajtje të hartuar mirë që mund të implementohen në Komunën e Sarajit në këto fushata prioritare: mbrojtja sociale, kulturë, mjedisi jetësor, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe arsimi.

2.Dorëzimi i raportit

OJQ të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me Programit për financim të aktiviteteve projektuese të OJQ dhe Shoqatave dhe fondacioneve, pas mbarimit të projekteve dhe aktiviteteve të tyre, do të dorëzojnë raport financiar dhe narrativ për shfrytëzimin e mjeteve deri te Komuna e Sarajit.

3. Kriteret bazë të organizimit

Kriteret bazë të organizimit që duhet t’i plotësojnë shoqatat dhe fondacionet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Të jenë të regjistruar sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione, dhe
  • Të merren me aktivitete dhe projekte të interesit
4.  Dokumentacioni i duhur që shoqata/ekipi duhet ta bashkëngjit në Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave
  • Fletëparaqitje për përkrahje financiare
  • Propozim projekt
  • Statut dhe aktvendim për regjistrim të shoqatës ose fondacionit
  • Raporti për mjetet e marra nga Komuna e Sarajit në vitin e kaluar fiskal dhe mënyra e realizimit të tyre, nëse ishin përfitues.

Shënim: Fletëparaqitjet me dokumentacion të paplotë ose fletëparaqitjet e paraqitura pas afatit nuk do të merren parasysh. Nuk do të shqyrtohen edhe fletëparaqitjet të cilat nuk përmbajnë raport për mjetet e marra më parë, nëse kanë shfrytëzuar.

 5. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Të dhënat e nevojshme si dhe propozim programet dhe projektet, me konstruksion financiar, duhet të dorëzohen në fletëparaqitje të veçantë, e cila mund të merret në Arkivin e Komunës së Sarajit ose në faqen zyrtare të Komunës së Sarajit www.saraj.gov.mk.

Thirrja publike do të zgjat 10 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik.

Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen deri te Komuna e Sarajit, përmes postës në adresën: rr.1 Saraj nr. 36 Shkup-Saraj, ose në arkivin e Komunës së Sarajit më së voni  deri në orën 15:00,  në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me shënim Thirrje publike për shpërndarje të mjeteve buxhetore për financimin e aktiviteteve projektuese të OJQ dhe Shoqatave dhe fondacioneve në Komunën e Sarajit.

Shkarko Kërkesën