U mbajt festivali”Saraj Fest”

Saraj, 1 majMe rastin e festës së 1 majit,në organizim të lëvizjes “Zgjohu” dhe Shoqërisë Kulturoro-artistike, “Drita e Dervenit”, e financuar nga Komuna e Sarajit dhe Sekretariati për Implementimin e Marëveshjes së Ohritnë Qendrën rekreativo-sportive, Saraj është mbajtur festivali “Saraj Fest”, në të cilin morën pjesë mijëra banorë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, ndërsa festivalin me pjesëmarrjen e tyre e begatuan emra e njohur të muzikës shqipteare në Maqedoni siç janë Leonora Poloska, Besjana Mehmeti, Mustafa Ymeri, Valon Suma dhe shumë këngëtarë tjerë dhe shoqëri kulturoro-artistike nga të gjitha trevat shqiptare.Në festival ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryeministri i angazhuar për Implementimin e Marëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi dhe Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti.Kryetari i komunës, në fjalimin e tij përpara mijëra banorëve, u shpreh se komuna që drejton ai gjithmonë do të jetë në mbështetjet të kulturës, arsimit dhe të gjitha aktiviteteve të cilat kanë për qëllim sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes për aktivitetet kulturore.“Komuna e Sarajit, po shëndrohet në vatër e arsimit kulturës shkencës dhe aktiviteteve sportive. Aktivitete kulturore po ja kthejnë kësaj komuna imazhin e vërtetë të cilin deri para disa viteve e kishte të humbur. Un dhe administrate komunale në gjatë këtyre dy viteve menaxhim me këtë komunë kemi organizuar dhe mbështetur financiarisht një numër të aktiviteteve kulturore dhe sportive. Në komunën tonë tanimë tradicionalisht organizohet festivali “Skupi fest”, festival në të cilin marin pjesë të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë”, ka deklaruar kryetari i komunës, Blerim Bexheti.  

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}