U vendos gurthemeli i urës së re në Saraj

Shkup, 2 qershor – Në prezencë të Kryeministrit të Maqedonisë, zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi dhe Kryetrait të Parlamentit të Maqedonisë, Trajo Veljanovski në mënyrë solemne është vënduar gurthemeli i Urës së Re mbi lumin Vardar që lidh komunën e Sarajit me qytetin e Shkupit. Ura e re do të jetë me beton dhe armaturë, me gjatësi të përgjithshme prej 50 metrave në tre pjesë të urës ndërmjet shtyllave. Në të do të ndërtohet rrugë me dy korsi komunikacioni me gjërësi prej nga tre metra e gjysmë dhe rrugicë për biçikleta në gjërësi prej 2,5 metrave, si dhe rrugica për këmbësorë.Në vendosjen e gur-themelit morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe të komunave Saraj dhe Gjorçe Petrov, Koce Trajanovski, Blerim Bexheti dhe Sokol Mitrevski.Në urë, e cila është investim me vlerë prej 96 milionë denarëve, do të punojnë ekipet e kompanisë ndërtimore "Granit". Mjetet për ndërtimin e saj janë siguruar nga Qyteti i Shkupit, komuna e Sarajit dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se ura po ndërtohet për shkak të faktit se ura e vjetër është gjithnjë e më pak funksionale për komunikacion."Duke e pasur parasysh faktin se ura e vjetër nuk është në gjendje të plotë të shërbejë për funksionim normal të komunikacionit, përfundimisht do të ndërtohet objekt i ri kapital për rritjen e sigurisë", tha Bexheti.Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tha se me ndërtimin e urës së re, do të shkarkohet komunikacioni në këtë pjesë të qytetit."Po ndërtojmë urë të re për shkak të amortizimit të së vjetrës, për shkak të rritjes së sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion dhe pakësimit të turmës në trafik, si dhe për shkak të shkarkimit të tërësishëm të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit", tha Trajanovski.Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit Mitrevski potencoi se ura ekzistuese është ndërtuar në vitin 1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte lidhja e vetme ndërmjet dy komunave."Ura lidh dy komuna dhe dy nacionalitete. Në histori, ndërsa edhe sot jetojmë si vëllezër dhe asnjëherë nuk ka pasur ndarje në mes popullit në këtë hapësirë, përkundrazi, qytetarët çdoherë janë ndihmuar mes veti", shtoi Mitrevski.Afati i ndërtimit të urës së re, rrethoja mbrojtëse e së cilës do të përbëhet nga shtylla çeliku, ndërsa do të ndriçohet me shandanë, është një vit.


(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}