UEJL, ME UNIVERSITET EDHE NË KOMUNËN E SARAJIT

 Saraj, 23 mars-Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Universiteti i Evropës Juglindore , në hapësirat e komunës së Sarajit kanë nënshkruar marëveshje për ndërtimin e objekteve të këtij universiteti edhe në Komunën e Sarajit. Marrëveshje për hapjen e fakulteteve të disperzuara të UEJL-së, në Saraj e, firmosën rektori i saj, Alajdin Abazi, dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.Numri një i Sarajit, Blerim Bexheti, nuk nguroi të shpreh kënaqësin për faktin se kjo komunë do të shndërohet në qendër universitare dhe do të ndikoj dukshëm në zhvillimin e arsimit shqip.‘’Nënshkrimi i marrëveshjes ka një rëndësi të madhe. Tani më Komuna Saraj bëhet edhe me Universitet, ndërsa me këtë rast vlen të ceket edhe marrëveshja që e kemi arritur me MTL-në, që në Saraj të ndërtohet edhe një shkollë e mesme’’, tha Bexheti.Gurthemeli i Universitetit do të vihet në shtator apo tetor të këtij viti, punët ndërtimore duhet të përfundojnë për rreth nëj vit, ndërsa për studentët objekti do të jetë gati në vitin akamdemik 2011/2012, premtoi Abazi.‘’Në këtë universitet do të përfshihen të gjitha programet studimore. Mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe sipas nevojës edhe maqedonisht e anglisht. Universiteti do të ndërtohet në dy faza, faza e parë përfshin ndërtimin e fakulteteve, objekti do të zen hapsirë prej rreth 4-5 mijë metër katror, me kapacitet për mbi 2000 studentë’’, deklaroi Abazi, pas nënshkrimit të marrëveshjes.Objekti i UEJL-së, do të jetë pas urës në hymje të Sarajit, në anën e djathtë.Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe zv.kryeministri Abdylaqim Ademi, Ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski, zv.ministrja e arsimit Lindita Qazimi.. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}