Urime fetstën e Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Sarajit  të gjithë besimtarëve të konfesionit Islam t’ua uroj këtë festë madhëshore  duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë  feste për të gjithë besimtarët musliman. Festa e Fiter  Bajramit , le të jetë ditë e pendimit, dashurisë, mirëkuptimit dhe tolerancës ndërnjerëzore.    I lutemi Allahut, që të na  pranojë agjërimin  ibadetet dhe të na udhëzojë në rrugë të drejtë dhe të na ndihmojë që  edhe pas kësaj  dite të shenjtë të jetojmë me parimet islame.    Le të jetë festa e Fiter   Bajramit, moment i vetëdijësimit, dhe pendimit  tonë, kur ne do të dimë ta respektojmë njëri tjetrin. 

Urime Fitër Bajramin  

Me, respekt Kryetari i Komunës së Sarajit 

Blerim Bexheti