Urime, Kurban Bajramin!

Shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Sarajit  të gjithë besimtarëve të konfesionit Islam, t’ua uroj festën e Kurban Bajramit, duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë  feste për të gjithë besimtarët musliman. Festa e Kurban   Bajramit , le të jetë ditë e pendimit, dashurisë, mirëkuptimit dhe tolerancës ndërnjerëzore.    I lutemi Allahut, që të na  pranojë ibadetet dhe të na udhëzojë në rrugë të drejtë dhe të na ndihmojë që  edhe pas kësaj  dite të shenjtë, të jetojmë me parimet islame.    Le të jetë festa e Kurban  Bajramit, moment i vetëdijësimit, dhe pendimit  tonë. 

Urime, Kurban Bajramin !

Me respekt,Kryetari i Komunës së Sarajit 

Blerim Bexheti