Komuna e Sarajit dhe u.d Kryetare e komunës Vejzie Kovaçi, të gjithë besimtarëve musliman ua uron muajin e shenjtë të ramazanit, duke ,iu uruar që ky muaj të jetë muaj i begatisë mirëqenies , solidaritetit dhe harmonisë ndërnjerëzore. Ky muaj i shenjtë le të na ndihmojë për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, për të dëshmuar edhe një herë para botës kulturën dhe tolerancën tonë të mrekullueshme ndërfetare. Agjërimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bënë njeriun më të dashur, më fisnik, më human, më të afërm e më mirënjohës ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Agjërimi në muajin e madhëruar të Ramazanit besimtarëve iu ofron rastin për pendim, dhe kërkimfalje. Muaji i Ramazanit, përmes agjërimit, njeriut i mëson parimet e dashurisë dhe sinqeritetit ndaj familjes, ndaj fqinjit, ndaj rrethit dhe shoqërisë. Duke marrë parasysh se Ramazani është muaji më i shenjtë në islam, kohë e pastrimit shpirtëror dhe trupor, dëshiroj Juve dhe familjeve që ky muaj tju sjellë paqë lumturi dhe harmoni", thuhet në urmimin e u.d detyrës Kryetare e Komunës së Sarajit Vejzie Kovaçi
Me fat Ramazani!.
U.D Kryetare e Komunës, Vejzie Kovaçi
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}