Po realizohet edhe një premtim i kahmotshëm i kryetarit Bexheti, ndërtimi i shkollës fillore periferike Ibe Palikuqa në fshatin Paniçar.
Kryetari Bexheti takoi Abdulla dhe Ekrem Jakupi nga fshati Paniçar i komunës së Sarajit, ky takim u realizua për një qëllim shum bamirës edhe domethënës. Vëllezrit Jakupi nga fshati Paniçar kan vendosur truallin që posedojnë në po të njejtin fshat tja dhurojnë komunës së Sarajit për të ndërtuar shkollën fillore.
“Arsimi është prioritet për të gjith ne, prandaj edhe jemi të angazhuar maksimalisht në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë nxënësit në komunën e Sarajit. Gjetja e lokacionit të duhur dhe ndërtimi kësaj shkolle ishte prioritet i kahmotshëm i imi, por tani me gjetjen e vendit ne mund të fillojmë me plane konkrete për ndërtimin e shkollës në fshatin Paniçar, ai gjithashtu falemenderoi vëllezrit Jakupi që i dhuruan komunës së Sarajit 2000m2 truall për ndërtimin e shkollës fillore si dhe ju premtoi se shum shpejtë do të bëhet edhe vendosja e gurthemelit theksoi kryetari Bexheti”
Vëllezrit Jakupi ngelën shum të kënaqur nga mikpritja që ju bëri kryetari Bexheti dhe falemenderuan kryetarin për punën që do ta bën për ti bërë ëndrat e shum fëmijëve realitet si dhe pemtuan se do ti ndjekin me shum kënaqësi punimet në shkollën fillore në fshatin Paniçar.
Komuna e Sarajit ka dëshmuar se punon intenzivisht për rregullimin e kushteve në shkollat fillore, vitin që lam pas u përurua shkolla në fshatin Semenisht – Çajlanë, rregullimi i nxemjes qendrore në Shishove dhe Sfillare të Epërme, rrethoja në shkollën fillore Dituria – Krushopek, në të ardhmen do të angazhohet si dhe do të investon që të krijojë kushte sa më të mira që procesi edukativo arsimor në të gjitha Shkollat fillore të Komunës së Sarajit të zhvillohet në kushte më cilësore.